Zyrtare: Llapi i prezanton dy përforcimet e radhës

Sport January 22, 2019 - 22:09
Zbuloni detajet

Llapi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit, raporton Zëri.info.

Skuadra nga Podujeva e drejtuar nga trajneri Xhengiz Rexhepi, së fundmi i ka transferuar dy futbollistë.

Përforcimi i radhës tek Llapi në këtë afat kalimtar është sulmuesi i krahut të majtë i cili luan edhe si qendërsulmues, Remzifaik Selmani i cili është huazuar nga Shkëndija e Tetovës.

Remzifaik Selmani, 21 vjeç luan si sulmues i krahut të majtë dhe si qendërsulmues. Më parë ai ishte pjesë e Renovës, Ujpestit të Hungarisë dhe së fundmi Shkëndijes. Poashtu ai më parë ka qenë edhe reprezentues i Përfaqësueses së Maqedonisë U19 dhe U21.

Image

 

Përforcimi i dytë i ditës së sotme tek Llapi është mesfushori i djathtë Liridon Balaj i cili së fundmi ishte pjesë e Besës dhe tashmë ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare e gjysmëme KF Llapin.

Liridon Balaj-19 vjeç, është mesfushor i krahut të djathtë dhe nga sot është pjesë e Llapit. Balaj ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe tashmë i Kosovës U21.

Llapi për stinorin pranveror po përgatitet në Durrës. Ky ekip do ta nis pranverën me 25 pikë të mbledhura, pesë më pak se lideri Prishtina. /Zëri.info

Image