Kosova U-19 debuton me fitore spektakolare në arenën ndërkombëtare

Sport January 22, 2019 - 20:47
Lexo tjera detaje

Kombëtarja U19 në futsall ka debutuar me sukses në arenën ndërkombëtare, pasi në ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian e ka mposhtur San Marinon, me rezultat bindës, 11:2.

Të përzgjedhurit e Suad Keçit kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e parë të këtyre parakualifikimeve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për t’u kualifikuar tutje.

Golat për Kosovën i shënuan Dragusha (7’, 8’), Berbatovci (10’), Maxharraj (15’, 19’, 21’, 32’, 36’), Michelotti (23’-ag), Mataj (30’) dhe Aliu (34’).

Kosova është në grup edhe me Suedinë e Qipron.