Fitojnë shqiptarët e Hajdukut

Sport January 22, 2019 - 16:56

Hajduku i Splitit ka shënuar fitore të thellë ndaj skuadrës së njohur ukrainase, Shakhtar. Pas 90 minutave lojë skuadra kroate ka shënuar fitore me rezultat 4:1 në ndeshjen miqësore që është zhvilluar në Belek të Turqisë, atje ku skuadra e njohur është duke i zhvilluar përgatitjet për stinorin pranveror.

Pjesë e Hajdukut janë edhe tre futbollistë shqiptarë, Ardian Ismajli, Françesko Tahiraj dhe Emir Sahiti.

Anëtari i Përfaqësueses së Shqipërisë, Ismajli, ndeshjen e ka filluar si titullar, përderisa Tahiraj e Sahiti kanë qenë zëvendësues.