Vërtetohet: Sala ishte në aeroplan

Sport January 22, 2019 - 15:20
Image

Sulmuesi i ri i Cardifit, Emiliano Sala, i cili të shtunën kishte nënshkruar kontratë me klubin nga Premier League, llogaritet si person i zhdukur, pasi të hënën aeroplani me të cilin kishte udhëtuar në drejtim të Kardifit, e ka humbur kontrollin, bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Nga klubi uellsian nuk është vërtetuar apo demantuar nëse në aeroplanin e vogël ishte futbollisti i ri i tyre, ndërsa gjatë ditës është kuptuar se Sala ishte në aeroplanin e zhdukur.

“Emiliano Sala kishte qenë në aeroplan”, ka thënë zëdhënësi i Aviacionit Civil të Francës,

Më pas thuhet se gjatë fluturimit të aeroplanit, respektivisht në kohën kur aeroplani i ka shkëputur lidhjet me radarin, nuk ka pasur mor të lig.