Lehtë për tenistin e njohur, takohet me talentin e madh

Sport January 22, 2019 - 15:04

Tenisti i njohur spanjoll, Rafael Nadal, nuk e ka pasur vëshitrë përballjen e çerekfinales në turneun e njohur Australian Open.

Spanjollit nuk iu desh shumë punë që të mund amerikanin, Frances Tiafoe, me rezultat 3:0 (6:3, 6:4, 6:2)  në sete.

Në gjysmëfinale spanjolli do të takohet me befasinë më të madhe të turneut të sivjetmë, grekun Stefanos Tsitsipas, i cili e kishe eliminuar nga garat njërin prej tenistëve më të mirë të të gjitha kohërave, zviceranin Roger Federar, teksa në çerekfinale ai qe më i mirë se argjentinasi Roberto Bautista Agut.