Zyrtare: Futbollisti kosovar transferohet në Dinamo Zagreb

Sport January 22, 2019 - 15:02
Detajet

Bernard Karrica ka arritur marrëveshje për t'u transferuar në Dinamo Zagreb.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, Gjakova, ku Karrica ka luajtur deri më tani.

Bëhet e ditur se Bernardi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e madh kroat, raporton Zëri.

"Ne si kryesi e klubit i urojmë suksese dhe fat, ku besojmë se shumë shpejt, Bernardi do të prek majat e futbollit evropian'', thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.

Image

Në nivel internacional, Karrica përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë./Zëri/