Lojtari i Kombëtares zëvendësohet nga shoku i tij

Sport January 22, 2019 - 14:50

Aris mori vendim për të larguar disa futbollistë në janar dhe mes tyre edhe qendërmbrojtësin shqiptar Mërgim Mavrajn. Mirëpo, ky vendim duket se është kthyer në një mallkim për ekipin grek. Në ndeshjen e fundit është dëmtuar edhe Fran Veleth, qendërmbrojtësi që e nisi si titullar.

Dëmtimi i këtij të fundit bëri që Migjen Basha të kthehet në mbrojtje gjatë pjesës së dytë. Mirëpo, për ekipin grek, edhe qendërmbrojtësi tjetër Konstandinis është i dëmtuar dhe për momentin, Delisis është e vetmja alternativë. Në vijim do të shihet se kur do të jetë koha që dy mbrojtësit e dëmtuar do të rikthehen të gatshëm.

Nga ana tjetër, një lajm i mirë është dhënë nga Ingolstad që ka njoftuar se dje, Mërgim Mavraj ka kryer një stërvitje të plotë, vetëm një javë pasi kreu operacion në dorën e thyer. Kapiteni i Shqipërisë pritet të luajë miqësore të mërkurën me ekipin e dytë për të testuar veten.