Trajnerë kosovarë, më mirë mos e shikoni fare pagën e Gegës së Partizanit pas rinovimit!

Sport January 22, 2019 - 14:02
Detajet

Në gjashtë muaj i kaloi të gjitha parashikimet dhe detyroi drejtuesit e kuq për t’i vendosur një letër të bardhë për rinovimin e kontratës.

Nga dje është fakt, sepse Skënder Gega ka rinovuar marrëveshjen me klubin e Partizanit edhe për një vit e gjysmë.

Kontrata e trajnerit të kuq skadonte në janar, pasi kështu ishte edhe pakti i bërë në verën e vitit 2018 mes palëve.

Pasi mbyllën dy fazat e para në krye të renditjes si kampion dimri, drejtuesit e kuq nisën menjëherë negociatat me trajnerin për të rinovuar marrëveshjen.

“Panorama Sport” mëson nga burime në klub se në kontratë janë vendosur disa klauzola, madje që parashikojnë edhe një të drejtë rinovimi për një tjetër sezon pas një viti e gjysmë, gjithnjë nëse gjërat do të shkojnë mirë.

Image

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka diskutuar gjatë me trajnerin në Antalia të Turqisë, ku dhe skuadra kreu minifazën përgatitore.

Pasi u ra dakord për anën financiare, kohëzgjatjen e kontratës dhe disa kërkesa ekstra të trajnerit që kanë të bëjnë me projektin e tij për vazhdimësinë, palët hodhën të zezën mbi të bardhë në kryeqytet.

Kontrata e re e trajnerit është depozituar tashmë edhe në FSHF.

DETAJET- Por, sa do të jetë paga e Gegës dhe çfarë bonusi do të ketë trajneri nëse e mbyll këtë sezon me titullin kampion, që në fakt Partizanit i mungon prej 26 vitesh.

Në klubin e kuq janë hermetikë për të dhënë detaje të kontratës, pasi kanë lënë gjithçka për ta bërë publike përmes një konferencë për shtyp të enjten.

Gjithsesi, gazeta zbulon se paga mujore e trajnerit do të jetë 5 mijë euro. Kjo e bën Gegën trajnerin më të paguar shqiptar që ka drejtuar Partizanin në këto tri dekadat e fundit, ndërsa paga më e lartë ka qenë ajo e italianit Mark Iulianos (8 mijë euro në muaj).

Ndërkohë, sa u përket bonuseve në kontratën e re, burime jozyrtare në klub i thanë gazetës se është parashikuar në rast të fitimit  të titullit një shumë prej 15 mijë eurosh. Ecuria e deritanishme në kampionat e Partizanit me Gegën trajner ka qenë mbresëlënëse dhe tashmë drejtuesit presin që të konkretizohet pritja e stërzgjatur: shpallja kampion e ekipit pas 26 vitesh.