Klubi i njohur me probleme, shkak lëndimet

Sport January 22, 2019 - 13:39

Lëndimet e shumta të futbollistëve po e ‘mbysin’’ Tottenhamin.

Pas Harry Kane, i cili do të pushojë deri në gjysmën e shkurtit, një pauzë prej rreth një muaji do ta ketë edhe mesfushori i shkëlqyeshëm, Delle Ali, i cili është lënduar në përballjen me Fulhamin, shkruajnë mediat e huaja.

Nga ishulli bëhet e ditur se Tottenham është vënë në kërkim të një futbollisti për të zëvendësuar sulmuesin Kane, ndërsa flitet se ai është Andy Carrol, i cili si i huazuar kishte kaluar në West Ham deri në fund të sezonit.