Trajneri i njohur mbetet nën ‘jorgan’

Sport January 22, 2019 - 13:31

Këto ditë Diego Simeone (48-vjeçar) do të duhej të nënshkruante zgjatjen e kontratës me Atletico Madridin deri ën vitin 2021, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell zeri.info.

Argjentinasi dëshiron ta vazhdojë kontratën me ‘jorganxhinjtë’ edhe për  një vit.

Simeone e kishte marrë drejtimin e Atleticos në vitin 2011 nga Enrique Flores dhe prej atëherë një herë e ka fituar titullin e kampionit të Spanjës, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, dy Liga të Evropës dhe dy Superkupa të Evropës.