Përfundon karrierën njeriu më i shpejtë i botës

Sport January 22, 2019 - 12:56

Usain Bolt e ka përfunduar karrierën si futbollist. 

“Ishte interesante për aq sa zgjati”, ka deklaruar për mediat e huaja, përcjell zeri.info, njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt.

Kampioni i tetëfishtë olimpik për një kohë kishte stërvitur me futbollistët e skuadrës gjermane, Borussia Dortmund, por edhe me atë norvegjeze, Stremsgodset, ndërsa gjatë verës edhe me skuadrën australiane,  Central Koust Marinersi.

“Nuk mund të them se nuk jemi marrë me situatën në mënyrën e duhur, por nuk ishte ashtu siç duhet. Megjithatë, kemi marrë mësime. Ishte një përvojë interesante. Kam dashur të jem në ekip, pasi ishte ndryshe nga pista. Ishte interesante për aq sa zgjati”, ka thënë Bolt.