Fjalët 'kontraverse' të Boateng kanë hutuar tifozët e Barçës

Sport January 22, 2019 - 11:29
Detajet

Barcelona mbrëmë kompletoi transferimin e sulmuesit të Sassuolos, Kevin-Prince Boateng.

Reprezentuesi ganez u zyrtarizua si lojtar i Barcelonës në një marrëveshje huazimi, me opsionin e blerjes permanente për 8 milionë euro.

Por, e kaluara e 'Princit' nuk është duke iu pëlqyer aspak tifozëve të Barcelonës, raporton Zëri.

Image

Madje, në një postim në Twitter, ish-ylli i Milanit e kishte quajtur Cristiano Ronaldon, rivalin e Leo Messin si më të mirin e të gjitha kohërave.

Gjithashtu, Goal ka publikuar një video të mëparshme, ku shihet Boateng duke e favorizuar Real Madridin para Barcelonës.

"Kur isha i ri, fanella e bardhë gjithnjë më ka tërhequr mua'', kishte thënë Boateng në mes të tjerash.

Natyrisht, tifozët e Barcelonës nuk do të ndihen aspak të kënaqur me përforcimin e tyre të ri./Zëri/