Vëmendja në Madrid, Ronaldo arrin në kryeqytet përkrah 'bombës' Gigi

Sport January 22, 2019 - 10:23
Detajet

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Madrid, pas ftesës që mori nga Gjykata Provinciale.

Superylli i Juventusit është duke akuzuar se nuk i ka paguar mbi 12 milionë funte taksa për të drejtat e imazhit të tij mes viteve, 2011-2014, kur luante në Real Madrid.

Ronaldo është pajtuar që të paguajë dëmshpërblim te autoritetet spanjoll dhe ka pranuar dënimin me dy vite burg, raporton Zëri.

Image

Ronaldo ishte në fushën e lojës mbrëmë në fitoren e Juventusit kundër Chievos (3:0).

33-vjeçari është veshur me stil, teksa ka arritur në Gjykatë përkrah të dashurës së tij, Georgina Rodriguez./Zëri/