Futbollisti i Kombëtares drejt kampionatit spanjoll

Sport January 22, 2019 - 10:06
Detajet

Futbollisti i Kombëtares, Kristal Abazaj është në kërkim të një skuadre të re, pa një gjysmë sezoni të dështuar te Anderlehti.

22-vjeçari nuk është në planet e trajnerit, teksa alternative e vetme është transferimi te një ekip i dorës së dytë që mund t’i sigurojë shqiptarit minuta.

Pas disa skuadrave belge, në skenë për të siguruar shërbimet e Abazajt ka dalë edhe ekipi i Kadizit që militon në Kategorinë e Dytë spanjolle.

Image

Sipas “voetbalnieuës.be” drejtuesit e Kadizit kanë marrëdhënie mjaft të mira me Anderlehtin dhe Mançester Junajtid, teksa iu ka kërkuar këtyre 2 klubeve huazimin e talenteve premtues që kanë nevojë të marrin minuta.

Media belge sqaron se Abazaj është në listën e skuadrës spanjolle dhe nuk është çudi që ai të transferohet në Ligën e Dytë aty ku do të gjejë edhe 2 futbollistët e tjerë të Kombëtares, Keidi Baren dhe Rei Manajn.