Golden State vazhdon të shkëlqejë, regjistron fitoren e radhës

Sport January 22, 2019 - 09:48
Detajet

Në kuadër të kampionatit më të fortë të basketbollit ndërkombëtar, NBA, mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje.

Golden State Warriors ka regjistruar edhe fitoren e radhës në NBA.

Kampioni në fuqi ka mposhtur Staples Center si mysafir në ndeshjen kundër Los Angeles Lakers me rezultat, 130:111, përcjellë Zëri.

Ylli i kësaj ndeshje ishte Klay Thompson, i cili arriti të shënojë gjithsej 45 pikë, kurse Kevin Durant shënoi 20 sosh.

Nga ana tjetër, te Lakers shkëlqeu Ivan Zubac me 18 pikë, ndërsa LeBron James vazhdon të mbetet jashtë shkaku i lëndimit.

Në ndeshjet e radhës, "Luftëtarët'' do të përballen me Washington Wizards, ndërsa Lakers me Minnesota Timberwolves. Rezultatet tjera: Boston 107:99 Miami, Philadelphia 121:93 Houston, Utah 104:109 Portland./Zëri/