Nga Cristiano Ronaldo te Përparim Hetemaj – notat e lojtarëve pas fitores së Juventusit kundër Chievos

Nga Cristiano Ronaldo te Përparim Hetemaj – notat e lojtarëve pas fitores së Juventusit kundër Chievos

Sport janar 21, 2019 - 23:20
Lexo Detajet

Juventusi siguroi një fitore rutinore pa shumë vështirësi kundër Chievos në kuadër të javës së 20-të në Serie A të hënën mbrëma.

Biankonerët dominuan që nga fillimi deri në fund duke kaluar në epërsi në minutën e 13-të përmes Douglas Costas.Emre Can dhe Daniele Rugani ia siguran fitoren gjigantit italian me anë të shënimeve në minutat 45′ dhe 84′.

Sidoqoftë, impakti i Cristiano Ronaldos në ndeshje u minimizua në minutën e 53-të kur huqi penalltinë.

Portieri i Chievos, Stefano Sturraro për mrekulli lexoi këndin ku gjuajti portugezi duke i mohuar golin që sigurisht se do të ishte i mirëseardhur për të, shkruan Insporti.

Dhe pesë herë “Topi i Artë” është vlerësuar me notën më të ulët te skuadra e Juventusit nga “Whoscored” (6.5). Asistuesi i golit të dytë, Paulo Dybala është shpallur “lojtari i ndeshjes” nga gjiganti i statistikave duke marrë notën më të lartë, 9.2.

Duhet theksuar se Përparim Hetemaj startoi për Chievon para se të zëvendësohej në minutën e 62-të nga Emanuel Vignato.

Mesfushori nga Skënderaji u vlerësua me notën 6.1 për paraqitjen e tij.