Juventus fiton pa problem ndaj Chievos

Juventus fiton pa problem ndaj Chievos

Sport janar 21, 2019 - 22:34
Lexo Detajet

Juventus e ka mbyllur me fitore të lehtë edhe xhiron e 20-të të Serie A.

“Zonja e vjetër” ka triumfuar me rezultatin 3:0 në përballjen me skuadrën nga Verona, Chievo.

Në një ndeshje të dominuar komplet nga Juventus, golin e parë e realizoi Douglas Costa, kur po luhej minuta e 13’, shkruan lajmi.net.

Në fund të pjesës së parë, ishte Emre Can, ai i cili realizoi golin e parë në fanellën e Juves, dhe i dha qetësinë skuadrës së tij, para pushimit 15 minutësh.

Kjo ndeshje duket se ishte për lojtarët që nuk kanë shënuar asnjëherë me Juven, pasi kur po luhej minuta e 84’, ishte qendër mbrojtësi Daniele Rugani i cili shënoi golin e tretë dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore “biankonerët” ngjiten në kuotën e 56 pikëve, pas 20 xhirove të luajtura, duke qenë kështu liderë në tabelë, me 9 pikë më shumë se ndjekësit nga Napoli.

Skuadra nga Verona në anën tjetër mbetet në vendin e fundit, në kuotën e 8 pikëve