Lëndohet rëndë sportisti gjerman, dërgohet për spital

Lëndohet rëndë sportisti gjerman, dërgohet për spital

Sport janar 21, 2019 - 21:38
Lexo Detajet

Hendbollisti gjerman, Martin Strobel, është lënduar rëndë në ndeshjen Gjermania-Kroacia, e vlefshme për rrethin e dytë të Kampionatit Botëror të hendbollit, shkruajnë mediat e huaja.

Strobel, para se të hyjë në duel me kroatin Stepancic është rrëzuar në parket, transmeton zeri.info.

Reprezentuesi gjerman, menjëherë e ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Bëhet e ditur se ai e ka lënduar gjurin, ndërsa menjëherë është dërguar në spitalin e Kolnit.