Mediat gjermane e shpërblejnë Milot Rashicën

Mediat gjermane e shpërblejnë Milot Rashicën

Sport janar 21, 2019 - 21:05
Lexo Detajet

Vetëm një shans i dhënë nga trajneri i tij dhe Milot Rashica jep më të mirën nga vetja.

Ylli i Kosovës është paraqitur nga minuta e parë për Werder Bremen, në ndeshjen kundër Hannover 96.

Në këtë ndeshje ai realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë tri pikët e mëdha skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Rashica morri komplimente të mëdha nga trajneri i tij, i cili e vlerësoi atë për vendosjen e mirë në fushë.

E paraqitja e mirë e Milotit u shpërblye edhe nga emisioni sportiv “Sportschau”, të cilët e vendosën atë në formacionin e javës në Bundesliga.

Image