Laureatët e hendbollit, reagon ashpër klubi kosovar

Sport January 21, 2019 - 20:35
Zbuloni detajet

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka shpallur individët më të mirë për vitin 2018.

Epiteti i hendbollistit më të mirë për vitin që e kemi lënë pas i ka takuar Denis Terziqit të Kastriotit, ndërsa në konkurrencën e femrave këtë epitet e ka merituar Elma Kameri e Istogut, shkruan zeri.info.

Klubi i Dritës ka reaguar fuqishëm përmes një komunikate për media.

Gjilanasit pretendojnë se hendbollistit Rinor Selmani i është mohuar çmimi. 

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Hendboll Club “Drita” përmes kësaj komunikate për shtyp reagon ashpër në lidhje me zgjedhjen e “Laureatëve të Vitit 2018” nga Federata e Hendbollit e Kosovës, me ç’rast në mënyrë të padrejtë i ka mohuar epitetin e golashënuesit të vitit hendbollistit të HC “Drita”, Rinor Selmani.

Gjatë edicionit 2017/18 hendbollisti Selmani ka realizuar gjithsej 247 gola, duke qenë njëherit larg vendit të dytë dhe të tretë, të cilët quditërisht as ata nuk e morën epitetin e golashënuesit të vitit (për këtë ofrojmë dëshmi).

Epiteti i golashënuesit më të mire i takoi Deniz Terziqit nga KH Kastrioti, i cili gjatë një edicioni realizoi 191 gola.

Duhet të potencojmë që nuk kemi asgjë kundër hendbollistit Terziqi dhe klubit të tij aktual ku ai jep kontributin e tij, por thjeshtë ngrejmë shqetësimin në lidhje me ndryshimin e kriteriumit për zgjedhjen e golashënuesit më të mirë, pasi një vit më herët ky epitet i takoi hendbollistit të HC “Drita” Gëzim Misini, i cili kishte realizuar 262 gola në vitin kalendarik 2016/17 (për këtë ofrojmë dëshmi).

Kërkojmë nga organet kompetente në FHK që të ndryshojnë këtë vendim dhe ti japin çmimin e merituar hendbollistit Rinor Selmani, pasi që vlera e këtij çmimi në të kundërtën do të zbehet shumë.

HC “Drita”

21 janar, 2019

 

Image