Debatik Curri e përzgjedh 11-shen më të mirë në futbollin e Kosovës

Sport January 21, 2019 - 20:29
Zbuloni detajet

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri ka qenë i ftuar në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV, përcjell Zëri.info

Ish-mbrojtësi i Prishtinës i cili tashmë e ushtron detyrën e ndihmës-trajnerit te Prishtina e ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë në futbollin e Kosovës.

Në portë e ka zgjedhur Visar Bekajn.

Mbrojtja përbëhet nga Armend Thaqi, Armend Dallku, Leutrim Bekteshi dhe Yll Hoxha.

Mesfushën e përbëjnë Xhevdet Shabani, Mentor Zhdrella, Lorik Boshnjaku, Hamdi Namani dhe Gouthier Makenda.

Sulmi i Currit përbëhet nga Ahmed Januzi. 

Kapiten nga 11-shja është zgjedhur Armend Dallku. /Zëri.info