Drenica nesër në Durrës, paralajmëron miqësore

Sport January 21, 2019 - 20:02
Detajet

Nesër në mëngjes, skuadra e Drenicës, do të udhëtojë drejt Durrësit për të vazhduar fazën përgatitore.

Gjatë kësaj faze përgatitore, skuadra drenicase ka paraparë edhe zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore, raporton Zëri.

Ekspedita nga Skënderaji do të qendrojë shtatë ditë në bregdetin shqiptar. Kjo fazë përgatitore do t'i shërbejë mjaft mirë Drenicës për t'u përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror.

Stinorin vjeshtor, pas 17 javëve, Drenica e ka mbyllur në vendin e pestë me 24 pikë./Zëri/