'Godet' gazetarja kosovare e sportit, ja çka deklaron për Challandesin

Sport January 21, 2019 - 19:40
Detajet

Gazetarja e sportit Qëndresa Krelani e ka dhënë një deklaratë interesante në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV, përcjell Zëri.info

Krelani ka deklaruar se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk po vepron drejt me lojtarët e Superligës.

"Trajneri nuk po vepron drejt që nuk po i fton lojtarët e Superligës. Mendoj se atyre po u shuhet ëndrra. Duhet që të bëhet si rregull që të ftohen lojtarët vendor. Është mëkat që shembull Armend Thaqit apo dikujt tjetër t'i mohohet Përfaqësuesja. Edhe këtu ka kualitet", deklaroi Qëndresa Krelani. /Zëri