Gjilani 'zbarkon' në Durrës, nesër miqësore me skuadrën shqiptare

Sport January 21, 2019 - 19:09
Detajet

Skuadra e Gjilanit pasditën e sotme ka arritur në qytetin bregdetar të Shqipërisë, Durrës.

Ekspedita e skuadrës së Gjilanit përgaditjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll, do t'i vijoj pikërisht në qytetin e Durrësit, ku sot janë akomoduar në një hotel afër bregdetit, raporton "Zëri" 

Kushtet afmosferike janë të favorshme për t'i vijuar përgatitjet me intensitet të lartë dhe për ta arritur formën optimale para startit të kampionatit. Në agjendën e kuq e bardhëve përpos përgatitjeve, janë edhe disa ndeshje testuese ku shefi i shtabit teknik së bashku me ndihmësit e tij, do të ketë mundësinë që për së afërmi ta shoh formën e futbollistëve të tijë, gjithashtu edhe prurjeve të reja në skuadrën e Gjilanit.

Për 10 ditë sa do të qëndrojë skuadra, ata qysh ditën e nesërme do të kenë mundësinë që të zhvillojnë ndeshjën e parë, ku për kundërshtar do ta kenë skuadrën nga Tirana, FC Term me fillim nga ora 18:00./Zëri/Image