Epitetet Elma Kamerit e Deniz Terziqit, trajneri më i mirë Fatmir Muhaxheri

Sport January 21, 2019 - 18:35

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka shpallur individët më të mirë për vitin 2018.

Epiteti i hendbollistit më të mirë për vitin që e kemi lënë pas i ka takuar Denis Terziqit të Kastriotit, ndërsa në konkurrencën e femrave këtë epitet e ka merituar Elma Kameri e Istogut, shkruan zeri.info

Ndërkohë, klubi më i mirë në konkurrencën e meshkujve është zgjedhur KH Besa Famgas, ndërsa në atë të femrave KH Shqiponja.

Për trajner më të mirë të vitit FHK e shpalli Fatmir Muhaxherin (U-20), përderisa epitetin e punëtorit sportiv e meritoi Edi Kolgeci i KH Prishtina./Zëri