John Terryn e sulmojnë qentë, gruaja e tij e incizoi tmerrin

Sport January 21, 2019 - 17:09
Detajet

Ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë, John Terry, është sulmuar nga dy qen, shkruan Zëri.info.

Futbollisti i mirënjohur i cili tashmë luan për Aston Villën në Championchip (Liga e Dytë e Anglisë) është filmuar nga gruaja e tij teksa është sulmuar nga qentë.

Bashkëshortja e tij, e cila po e filmonte, bërtiste duke thënë në panik e sipër: “Oh zot, o Zoti im”.

Lojtari i Aston Villas duket se ka shpëtuar pa asnjë dëmtim duke u argëtuar, por edhe duke u tmeruar disi nga dy qentë e mëdhenjë që iu vërsulën. /Zëri.info