Drenica – KEK-u, përfundon ndeshja me tre gola

Sport January 21, 2019 - 16:59
Detajet

Drenica dhe KEK-u e kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore, raporton Zëri.info.

Skuadra e Drenicës e drejtuar nga Tahir Lushtaku, ka arritur fitore me rezultat të thellë 3:0.

Kreshnik Uka, Diar Prokshi dhe Osman Mziu realizuan në këtë takim që u shërbe të dy trajnerëve për të parë nga afër formën e futbollistëve.

Drenica do ta nis stinorin pranveror nga pozita e pestë me 24 pikë të mbledhura kurse KEK-u ndodhet e fundit me 1 pikë. /Zëri.info