Trajneri i klubit spanjoll thotë fjalë të mëdha për lojtarin shqiptar

Sport January 21, 2019 - 15:00
Detajet

Kush e njeh Huanm Muniz, e di mirë se në punën e tij, meritokracia është rregulli bazë.

E, teksa në skuadrën e Malagas ka dëmtime që do të zgjasin, Keidi Bare është përfshirë në dy ndeshje radhazi në formacionin e parë  

Në fjalën e tij pas ndeshjes së fundit, trajneri ka thurur elozhe për mesfushorin e Kombëtares.

"Kur flasim për një futbollist të konsideruar të stolit që aktivizohet nga minuta e parë, është diçka që ndodh vetëm sepse lojtari në fjalë ka treguar shumë për ekipin gjatë stërvitjeve dhe e ka merituar të jetë në fushë", tha fillimisht Muniz.

"Unë nuk kam më asnjë dyshim referuar Bares, pasi e ka fituar vetë gjithçka ka arritur deri më tani. Ka bërë dy ndeshje shumë të mira, duke e ndihmuar shumë ekipin në këtë situatë që po kalon së fundmi", ka deklaruar trajneri i Malagës.Image