Një tjetër futbollist i 89-shit i bashkohet skuadrës maqedonase

Sport January 21, 2019 - 14:40
Detajet

Skuadra e Kit Go sërish godet në merkato. Drejtuesit e saj së fundmi kanë arritur që të angazhojnë futbollistin e Trepça ’89, Bllagoj Gucev, i cili në këtë mënyrë i bashkohet Antonio Bujçevskit, që gjithashtu nga rradhët e skuadrës mitrovicase iu bashkua skuadrës nga Pehçeva.

Ndryshe 28-vjeçari Gucev, ndryshe i lindur në Strumicë, gjatë karrierës së tij gjithashu ka luajtur edhe me Bellasicën, Vëllazërimin dhe Sileksin.

Përveç këtyre dy emrave të njohur në futbollin vendor, që pas vetes kanë edhe shumë ndeshje nga elita e futbollit vendor, Kit Go, gjithashtu transferoi edhe sulmuesin e krahut të majtë Aleksandar Panovski, që erdhi nga rradhët e Sileksit raporton infosport

Gjithë këto emra bëjnë të qarta edhe ambiciet e debutuesve në Ligën e Dytë – Lindje, që stinorin vjeshtorë e mbyllën në pozitën e katërt me 26 pikë, vetëm 3 pikë larg vendit të dytë që siguron ndeshjen e balotazhit.