Zyrtare: Largohet njeriu kryesor i Arsenalit

Sport January 21, 2019 - 14:31
Detajet

Sven Mislintar, shefi i transferimeve tek Arsenali, do të largohet nga klubi londinez më 8 shkurt të këtij viti.

Sven ka qenë në Arsenal që prej 1 dhjetorit të vitit 2017, dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në transferimin e lojtarëve.

"Ne i urojmë sukses në të ardhmen dhe e falënderojmë atë për punën e bërë tek Arsenali'', thuhet në njoftimin e Arsenalit, raporton Zëri.

Image

Ndërsa, Sven tha: "Ka qenë e mrekullueshme të punoja te një klub i madh si Arsenali, ku ka pasur ndryshime të mëdha''.

"Jam i emocionuar për të ardhmen e këitj klubi dhe mezi pres për sfida të reja'', u shpreh Sven.

Por, tifozët e Arsenalit nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, pasi dihet që Sven ka luajtur rol kyç në transferimin e shumë lojtarëve në vitin e fundit./Zëri/