Elvis Rexhbeçaj u shkakton probleme komentatorëve gjerman

Sport January 21, 2019 - 14:20
Detajet

Wolfsburg ka pësuar humbje në udhëtim te Schalke në kuadër të kampionatit gjerman, Bundesliga.

Ndeshja e zhvilluar në "Veltins Arena'' i ka takuar Schalkes me rezultat të ngushtë, 2-1.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj, raporton Zëri.

Njëherit, ky ishte goli i parë i 21-vjeçarit në kampionatin elitar gjerman.

Image

Dhe derisa shqiptimi i emrave apo mbiemrave të lojtarëve të ndryshëm është i vështirë, në këtë rang është edhe Elvisi.

Komentatori gjerman i Sky, Wolff-Christoph Fuss e kishte mjaft të vështirë ta shqiptonte mbiemrin e tij.

Fuss e shqiptonte Rexhbeçaj kështu: Recks-be-skei, por e saktë është: Recks-be-schei./Zëri/