Reali nuk dorëzohet në garën për titull

Sport January 21, 2019 - 13:29
Detajet

Santiago Solari thotë se Real Madridi ende nuk është dorëzuar në garën për titull. Pavarësisht formës së luhatshme të madrilenëve gjatë këtij edicioni, strategu spanjoll është shprehur se përderisa ekzistojnë matematikisht gjasat ata do të luftojnë, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka deklaruar se asgjë nuk është e pamundur për ekipin e tij, që u ngjit në vendin e tretë pas fitore 2:0 ndaj Sevillas të shtunën. Dy golat e vonshëm nga Casemiro dhe Luka Modrici e ndihmuan gjigantin madrilen që të ngjitet në tabelë, edhe pse përsëri është 10 pikë larg Barcelonës në garën për titullin.

Pavarësisht distancës, me Atletico Madridit që gjendet në mes dy klubeve, Solari insiston se lojtarët e tij do të vazhdojnë të luftojnë për titullin përderisa jua lejon matematika. “Ne jemi duke luftuar në tri kompeticione deri në fund, si gjithmonë. Për Real Madridin asgjë nuk është e pamundur”, ka deklaruar Solari.

“Unë gjithmonë e shijoj futbollin dhe konkurrencën, është pasioni ynë dhe ne e duam pavarësisht kohërave të vështira. Ne jemi të pasionuar pas garës dhe natyrisht që është më mirë ta fitojmë, askush nuk mund ta mohoj këtë”, shtoi strategu argjentinas.

Sevilla e pati një rast mjaft të mirë në pjesën e parë në “Santiago Bernabeu”, kur Sergio Escudero dështoi që të finalizojë rastin pas një kundërsulm të rrezikshëm të Sevillas.

Sidoqoftë, pas pjesës së parë Real Madridi ishte larg si ekipi më i mirë dhe eventualisht edhe e gjeti golin falë një goli të bukur nga distanca të Casemirosit në minutën e 78-të para se të Modrici të shënonte edhe golin e dytë në minutat shtesë. “Janë gjithmonë më shumë se tri pikë kur luani ndaj një rivali direkt, sepse njëri ekip i merr pikët dhe tjetri i humb. Festa ishte e vlefshme për golin e mrekullueshëm të Casemirosit dhe ishte e tensionuar për shkak se unë nuk mund ta shikoja nëse po shkonte brenda ose jo. Ishte një gjuajtje fantastike, jo vetëm për shkak të rëndësisë së ndeshjes, por sepse ne kishim nevojë për atë gol”, është shprehur trajneri i madrilenëve./Zëri