'Princi' Boateng me lëvizje shokuese, pranë kalimit te gjiganti i La Ligës

Sport January 21, 2019 - 13:03
Detajet

Barcelona është pranë kompletimit të marrëveshjes për huazimin e sulmuesit të Sassuolos, Kevin-Prince Boateng, gjithnjë sipas Gianluca Di Marzios.

31-vjeçari iu bashkua skuadrës italiane nga Eintracht Frankfurt këtë verë dhe ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje për klubin.

Barça ka nevojë për sulmues pas largimit të Munir El Haddadit drejt Sevillas, raporton Zëri.

Image

Dhe shumë sulmues kanë qenë të lidhur me Barcelonën, përfshirë Alvaro Morata, Fernando Llorente dhe Carlos Vela.

Megjithatë, duket se reprezentuesi ganez do t'i mbulojë nevojat e trajnerit, Ernesto Valverde.

Boateng ka luajtur në La Liga në sezonin, 2016/17, duke shënuar 10 gola në 25 ndeshje për Las Palmas./Zëri/