Milan - Zhegrova, mediat italiane e zbulojnë lajmin e madh

Sport January 21, 2019 - 12:30
Detajet

Milani e ka objektiv kryesor transferimin e futbollistëve të rinjë, që kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ardhshmen.

Drejtori i ri ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis e ka bërë të qartë që prej ardhjes së tij se shumica e dëshirave të tij në tregun e transferimeve janë lojtarët e rinjë.

Aktualisht, Milani ka në shënjestër dy talentë, dhe njëri prej tyre është edhe anësori i Përfaqësueses kosovare, Edon Zegrova, shkruan MondoPrimavera, përcjellë gazeta Zëri.

Image

Gazeta italiane e përshkruan Zhegrovën si "Messi i Kosovës'', teksa përmend edhe tre golat e tij në 11 paraqitje deri më tani me skuadrën e Genk.

Tutje, bëhet e ditur se transferimi i Zhegrovës në "San Siro'' mund të ndodhë vetëm në afatin kalimtar veror, dhe se ish-anëtari i Prishtinës shihet si pjesë kruciale e tranzicionit te "Rossonerët''.

Zhegrova nuk po kalon momente aspak të mira te Genk, pasi që trajneri, Philipp Clement e ka lënë jashtë skuadrës në shumë ndeshje.

Megjithatë, me Përfaqësuesen kosovare, Edoni ka dhuruar paraqitje impresive, sidomos në ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve./Zëri/