Kërkesa e jashtëzakonshme e Ronaldos për gjykatën spanjolle para gjykimit

Sport January 21, 2019 - 11:14
Detajet

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Madrid gjatë kësaj jave për t’u paraqitur në gjykatë, pas akuzave që nuk ka paguar taksa në vlerë mbi 12 milionë funte, transmeton zeri.info

Ylli i Juventusit ka bërë kërkesë që të gjyqi të mbahet me dyer të mbyllura për publikun.

Portugezi ishte pajtuar në korrik të vitit të kaluar që paguajë 16.9 milionë funte për autoritet spanjolle dhe kishte pranuar dënimin prej dy vitesh në burg, të cilin nuk do ta kalojë prapa grilave.

Kërkesa e parë ishte refuzuar nga gjykata spanjolle, por tani një tjetër kërkesë e shkruar i është paraqitur autoriteteve.

Ronaldo pritet të luajë sonte për Juventusin në sfidën ndaj Chievos në mbrëmje, derisa pastaj pritet që të udhëtojë drejt Madridit për t’u paraqitur në gjykatë të martën./Zëri