Pas Ronaldos, Juventusi dëshiron t’ia rrëmbejë një tjetër yll Realit

Sport January 21, 2019 - 10:59
Detajet

Juventusi është shumë e interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Real Madridit Marcelo, sidomos për shkak të fiksimit që ka Cristiano Ronaldo për ta sjellë ish-bashkëlojtarin e tij në Torino, transmeton zeri.info

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se reprezentuesi brazilian është duke e konsideruar largimin, pasi e ka humbur vendin në formacion nga i riu Sergio Reguilon në javët e fundit. Image

“AS” gjithashtu raporton se braziliani ka miqësi të mirë dhe kontakton rregullisht me Ronaldon.

Marcelo është pjesë e Real Madridit prej vitit 2007, kur ishte transferuar nga Fluminense, derisa numëron plot 471 paraqitje me madrilenët, duke kontribuar edhe me 36 gola dhe 87 asistime./Zëri