E bujshme, Interi pas mbrojtësit shqiptar

Sport January 21, 2019 - 10:55
Detajet

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane ditën e sotme.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysajt.

Sipas të përditshmes sportive “Tuttosport”, shkodrani mund të përfundojë te Interi, teksa është piketuar nga drejtuesit zikaltër si zëvendësues i kroatit Sime Vrsajlko.

Nënkampioni i botës i huazuar nga Atletiko e Madridit, nuk po bind, dhe blerja e kartonit për 17.5 milionë euro, duke e vështirë.

Për këto arsye, zikaltërit i kanë kthyer sytë nga Hysaj, teksa palët pritet të nisi bisedimet në ditët e ardhshme.

Pengesa e vetme është çmimi i lartë i kartonit që drejtuesit napolitanë kërkojnë për të lënë të lirë shqiptarin, plot 50 milionë euro.Image