Emery i ka disa fjalë për Ozilin

Sport January 21, 2019 - 10:43
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery përsëri ka deklaruar se Mesut Ozili është në planet e tij, pavarësisht se ai nuk u inkuadrua fare në fitoren 2:1 ndaj Chelseat të shtunën, transmeton zeri.info

Ish-reprezentuesi gjerman nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit të klubit londinez dhe kjo ka bërë që zërat për një largim të mundshëm të tij të shtohen.

“Ai ishte i gatshëm për lojë të shtunën, por ne vendosëm që të mos luajmë me të. Unë kam folur me të dhe unë dua që ai të jetë i gatshëm edhe sot, edhe për ndeshjet e ardhshme si çdo lojtar në skuadër”, deklaroi Emery.

“Mesut ka nënshkruar kontratë të re në janarin e kaluar sepse ai e ka parë të ardhmen e tij te Arsenali dhe asgjë nuk ka ndryshuar në mendjen e tij”, shtoi ai./Zëri