E pabesueshme: Zbuloni se çka bëri Dinamo Zagreb me futbollistin nga Serbia

E pabesueshme: Zbuloni se çka bëri Dinamo Zagreb me futbollistin nga Serbia

Sport janar 21, 2019 - 00:01
Zbuloni detajet

Klubi më i madh dhe më i trofeshëm në Kroaci, Dinamo Zagreb ka përforcuar radhët e veta me një sulmues, vlera e të cilit është rreth 750 mijë Euro dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në ligën kroate.

Ky lajm nuk do të ishte asgjë e veçantë, sikur sulmuesi të mos ishte Komnen Andric, futbollisti serb, i cili me tu transferuar në Dinamo bëri diçka që nuk e a ka bërë askush pas luftës në Kroaci.

Image

Dinamo Zagrebi, që në vitet e para të pas liuftës në Kroaci quhej Croatia Zagreb, nuk kishte nënshkruar lojtar serb për gati tri dekada, fakt të cilin ky klub, e në veçanti tifozët Bad Blue Boys e përmendnin me shumë krenari, transmeton Insporti nga media të ndryshme në Kroaci.

Por edhe kjo barrierë tash u thye me transferimin e Andricit, sulmuesit të lindur në Novi Pazar, më 1995 dhe njeriut i cili shënoi 10 gola në 17 paraqitje për ekipin Inter Zapresic në pjesën e parë të këtij sezoni.

Andric ka kontratë pesë vjeçare me Dinamon, klubin që në Evropa ka reputacion për “eksport” të lojtarëve dhe transfere profitabile.