Barcelona vazhdon drejt mbrotjes së titullit në La Liga, mposht me lehtësi Leganesin

Sport January 20, 2019 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Ka përfunduar ndeshja në mes të Barcelonës dhe Leganes.

Barcelona i ka fituar tri pikë të reja në javën e 20-të në La Liga, duke e mposhtur Leganes me rezultat, 3:1.

Golin e parë për katalonasit e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 32’-të, ku ky gol ishte i vetmi në pjesën e parë, raporton lajmi.net.

Leganes e filloi pjesën e dytë më mirë, duke arritur t’i barazoj shifrat me anë të Martin Braithwaite (57’).

Barcelona e riktheu epërsinë në minutën e 71’, me golin e shënuar nga Luis Suarez.

Leo Messi ishte ai që e vulosi fitoren e katalonasëve, duke realizuar në minutën e 90’+2.

Pas xhiros së 20-të, Barcelona është në vendin e parë me 46 pikë.