Chelsea e vëzhgoi Zenelin ndaj Ajxit, ylli i Kosovës dhuroi 'show'

Sport January 20, 2019 - 19:19
Lajmet e fundit nga sporti

Arbër Zeneli ka luajtur rol të rëndësishëm në barazimin dramatik të Heerenveen kundër Ajaxit.

Reprezentuesi i Kosovës startoi nga minuta e parë për skuadrën e tij, e cila në “Amsterdam Arena’’ ia doli të barazojë kundër Ajaxit me rezultat, 4:4, shkruan gazeta Zëri.

Zeneli që në këtë ndeshje ishte nën vëzhgimin e skautëve të Chelseat, bëri një paraqitje impresive kundër Ajaxit.

Sulmuesi kosovar kontribuoi për Heerenveen duke dhuruar asistimin te goli i katërt dhe i barazimit në minutën e fundit të ndeshjes.