City vazhdon presionin ndaj Liverpoolit, mposht Huddersfieldin

Sport January 20, 2019 - 16:21
Detajet

Manchester City ka triumfuar 3:0 në udhëtim te Huddersfieldi në xhiron e 23-të të ligës angleze, transmeton zeri.info

Ekipi i Pep Guardiolas vazhdon kështu presionin ndaj Liverpoolit në garën për titull, duke mbetur vetëm katër pikë prapa gjigantit anglez.

Danilo hapi serinë e golave për Manchester Cityn në minutën e 18-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Raheem Sterling e shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 54-t, derisa goli i tretë erdhi pas vetëm dy minutash, kësaj radhe nga Leroy Sane (56’)./Zëri