Arbër Zeneli starton nga minuta e parë, Chelsea ka një 'dhuratë' për të

Sport January 20, 2019 - 16:08
Detajet

Në kuadër të kampionatit holandez, Eredivisie, Heerenveen do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të vështirë.

Heerenveen është mysafir i Ajaxit në ndeshjen që zhvillohet në "Amsterdam Arena'' me fillim nga ora, 16:45, raporton Zëri.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri i Heerenveen i ka besuar yllit kosovar, Arbër Zeneli që të luajë nga minuta e parë.

Por, kjo ndeshje për sulmuesin e Kosovës ka edhe një rëndësi tjetër të veçantë.

Image

Kjo për faktin se mediat holandeze kanë bërë të ditur se skoutët e Chelseat do të jenë në tribuna për ta vëzhguar.

Interesimi i Chelseat për reprezentuesin kosovar duket të jetë serioz, teksa ka bërë bujë edhe në mediet ndërkombëtare./Zëri/