Çfarë ndodhi me tetë lojtarët që dikur cilësoheshin si ”Leo Messi i ri”?

Sport January 20, 2019 - 15:48
Detajet

Lionel Messi është padyshim njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.

Ylli i Barcelonës, 31-vjeçar, ka thyer vazhdimisht rekorde, derisa ka fituar edhe shumë tituj individual dhe ekipor.

Dhe në dekadën e fundit, shumë skoutë janë përpjekur që ta gjejnë ”Messin e ri”.

Ta themi të drejtën, askush nuk e di nëse do ta kemi sërish një futbollist me talentin e sulmuesit argjentinas.

Së fundmi, janë ekzaminuar tetë lojtarë, të cilët ishin duke i ndjekur hapat e Messit në futboll, raporton Zëri.

Disa prej tyre edhe sot vazhdojnë të mahnisin në fushën e lojës – derisa të tjerët jo.

Juan Manuel Iturbe – ”Messi paraguajan”

Anësori i Romës shpejt u cilësua si ”Messi paraguajan”, duke e bërë paraqitjen e tij të parë internacionale në moshën 16-vjeçare në vitin 2009.

Ai ishte konsideruar si njëri prej talentëve më të mirë në botën e futbollit, por tani Iturbe e sheh veten duke luajtur në huazim te Pumas UNAM në Meksikë.

Image

Si 25-vjeçar, ai ka bërë vetëm tetë paraqitje për Kombëtaren e Paraguajit.

Sardar Azmoun – ”Messi iranian”

23-vjeçari sulmues, i cili ka luajtur në Premier League ruse që nga viti 2013, është golashënuesi i pestë më i mirë i Iranit.

Image

Azmoun u pensionua nga futbolli internacional pas një kampanje zhgënjyese në Kupën e Botës në Rusi, duke i cituar abuzimet ”online” si arsye për këtë.

Edhe pse posedon talent, krahasimet e tij me Messin përfunduan në Rusi.

Ryan Gauld – ”Messi skocez”

Gauld u transferua në Sporting CP nga Dundee United për 3 milionë funte në vitin 2014 – por ai ka dështuar të përshtatet në Portugali.

Në gusht të vitit 2018, Gauld iu bashkua klubi amator portugez, Farense në huazim.

Marko Marin – ”Messi gjerman”

Pas paraqitjeve impresive në Bundesliga si 18-vjeçar, Marin menjëherë filloi të krahasohej me Messin.

Image

Ai u transferua në Werder Bremen në vitin 2009 dhe pas tri vitesh kaloi te Chelsea, por dështoi t’i realizonte pritjet.

Megjithatë, Marin do të luajë në Champions League këtë sezon pasi u transferua së fundmi në Crvenea Zvezda.

Giannis Fetfatzidis – ”Messi grek”

I shkurtë, i shquar për aftësitë dribluese, ishte gjithnjë i krahasuar me Messin kur u inkuadrua në skuadrën e parë të Olympiacosit si tinejxher.

Fetfatzidis u transferua në Genoa në vitin 2013 para se të kalonte te klubi arab, Al-Ahli në një marrëveshje 3-vjeçare në vitin 2015.

27-vjeçari, tani është rikthyer në Olympiacos.

Jose Angel Pozo – ”Mini Messi”

I dalur nga akademia e Real Madridit, Pozo shpejt impresionoi te grupmoshat e reja të Manchester Cityt dhe ishte cilësuar si ”Mini Messi”.

Image

Reprezentuesi spanjoll për grupmoshat, U-19 ka bërë vetëm 4 paraqitje për ekipin senior para se të rikthehej në Spanjë, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Almerian.

Në korrik të vitit të kaluar, Pozo iu bashkua klubit tjetër të La Ligas, Rayo Vallecanos.

Alen Halilovic – ”Messi kroat”

I transferuar nga Barça në viin 2014, Halilovic menjëherë ishte konsideruar si ”Messi kroat” pas paraqitjeve impresive për Dinamo Zagrebin.

Image

22-vjeçari nuk është paraqitur asnjëherë për Barcelonën në La Liga dhe verën e kaluar iu bashkua Milanit si lojtar i lirë.

Mohamed Salah – ”Messi egjiptian”

I konsideruar si ”Messi egjiptian” gjatë kohës së tij në Basel, anësori senzacional i Liverpoolit ishte ndoshta lojtari më i përafërt me legjendën e Argjentinës.

Image

Anësori egjiptian ka një stil të ngjashëm me Messin dhe po kalon aktualisht momente të mira me "Të Kuqtë''./Zëri/