'Ekspertiza' e Granit Xhakës pas fitores bindëse kundër Chelseat

Sport January 20, 2019 - 15:15
Detajet

Arsenali regjistroi dje fitore të jashtëzakonshme në derbin londinez kundër Chelseat.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Emirates Stadium'', vendasit fituan me rezultat solid, 2-0.

Granit Xhaka kishte edhe në këtë ndeshje besimin e Unai Emeryt për të startuar nga minuta e parë, teksa bëri një paraqitje solide në mesfushë.

Dhe pas ndeshjes, ai është shprehur i lumtur me fitorn, dhe me shpirtin luftarak të bashkëlojtarëve të tij, raporton Zëri.

Image

"Është e pabesueshme. Ne kishim një ndeshje të vështirë ndaj West Hamit dhe e dinim se nëse nuk fitojmë ndaj Chelseat, do të bëheshin gjërat të vështira për ne. Por, ne treguam karakter të mrekullueshëm. Ata nuk shënuan ndaj nesh dhe ne jemi të lumtur për tre pikët'', tha Xhaka fillimisht.

Më pas, mesfushori me prejardhje nga Prishtina foli paksa edhe për shpirtin luftarak të skuadrës së tij.

"Natyrisht, ne thamë para ndeshjes se nëse nuk sfidojmë, atëherë do të jetë vështirë sepse Chelsea ka një skuadër të mirë. Ata kanë cilësi me topin dhe ne jemi të lumtur për fitoren'', vazhdoi Xhaka.

Tutje, Graniti thotë se nëse ai dhe skuadra e tij vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë, atëherë Arsenali mund ta mposhtë çdo kënd.

Image

"Ne tentojmë ta ndihmojmë njëri-tjetrin me top dhe pa top. Është e rëndësishme ta kemi këtë shpirt luftarak. Mund ta shihni se nëse luajmë sikur dje, atëherë mund t'i mposhtim të gjithë'', tha Xhaka në mes të tjerash./Zëri/