Modric flet për të ardhmen: Ja ku dua të luaj

Sport January 20, 2019 - 14:42
Detajet

Luka Modric ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë të luajë te Real Madridi.

Mesfushori, i cili është lidhur disa herë me largimin nga madrilenët gjatë kohëve të fundit, ka shprehur dëshirën e tij që të rinovojë kontratën me gjigantin spanjoll, transmeton zeri.info

“Kam edhe një vit e gjysmë të mbetur në kontratën time dhe jam i qetë sepse kjo është një kohë e gjatë. Dëshira ime është që të qëndroj këtu për më shumë kohë. Unë jam po aq i lumtur sa isha edhe në ditën e parë”, deklaroi Modric, i cili e fitoi “Topin e Artë” për vitin 2018. Modrici është pjesë e gjigantit spanjoll që prej vitit 2012, kur ishte transferuar nga Tottenhami./Zëri