Koscielny lëvdon shpirtin luftarak të Arsenalit

Sport January 20, 2019 - 14:31
Detajet

Kapiteni i Arsenalit, Laurent Koscielny është shprehur i lumtur pas fitores 2:0 ndaj Chelseat të shtunën, transmeton zeri.info

Francezi ka lavdëruar shpirtin luftarak të skuadrës së tij në triumfin ndaj rivalit londinez.

Falë kësaj fitore Arsenali iu afrua në vetëm tre pikë Chelseat, që zë vendin e katërt.

“Ne bëmë një gabim javën e kaluar dhe ishte në ndeshje që vlente si gjashtë pikë. Nëse do të humbnim do të ishim nëntë pikë larg, nëse do të fitonim do ia afronim në vetëm tre pikë. Ne ende jemi në garë për katërshen e parë”, deklaroi Koscielny.

“Ishte shumë e rëndësishme, përkushtimi ishte i jashtëzakonshëm nga të gjithë. Është gjë e mirë të luash kështu. Ne duam të luftojmë për njëri-tjetrin”, shtoi ai./Zëri