Xhaka, protagonisti më i suksesshëm i 'sfidës 10-vjeçare' nga futbollistët shqiptar

Sport January 20, 2019 - 14:25
Detajet

Përveç se është i pazëvendësueshëm tek Arsenali, Granit Xhaka është edhe një lider i vërtetë te Kombëtarja zvicerane.

Madje, mesfushori prishtinas është emëruar edhe kapiten i helvetikëve.

Image

Kur jemi në periudhën që po publikohen "10yearschallenge'' nga të gjitha figurat e njohura, edhe Xhaka e ka pranuar këtë sfidë, raporton Zëri.

Në vitin 2009, Xhaka ishte pjesë e grupmoshave U-17 të Zvicrës kur u shpallën kampion bote në Nigeri.

Ndërsa, sot në vitin 2019, mesfushori i Arsenalit është kapiten i Kombëtares A të Zvicrës.

Me gjasë ky ishte "10yearschallenge'' më i suksesshëm nga një futbollist shqiptar./Zëri/   

Image