Transferimi i Higuain te Chelsea merr një kthesë të papritur pas këtij zhvillimi

Sport January 20, 2019 - 14:06
Detajet

Milani e ka lënë Gonzalo Higuainin jashtë skuadrës për ndeshjen e së hënës kundër Genoas, teksa raportohet se ai është pranë transferimit te Chelsea.

Sulmuesi, i cili është në huazim te Milani nga Juventusi, nuk është në listën e 23 lojtarëve që trajneri Gennaro Gattuso i ka ftuar për ndeshjen e nesërme.

Higuain u inkuadrua nga banka rezervë për të luajtur 19 minuta në Superkupën italiane kundër Juventusit të mërkurën në Arabinë Saudite, raporton Zëri.

Ai pritet t'i bashkohet Chelseat në ditët e ardhshme.                                                                           

Higuain ka dështuar të lë impakt te Milani këtë sezon, andaj 'Rossonerët' e kanë larguar atë.

Në vend të tij te Milani pritet të arrijë sulmuesi i Genoas, Piatek./Zëri/