Drenica - KEK-u, caktohet data e miqësores që u anulua në fundjavë

Sport January 20, 2019 - 13:10
Detajet

Është caktuar data e zhvillimit të miqësores përgatitore mes Drenicës dhe KEK-ut.

Nesër, skuadra drenicase do të jetë nikoqir i skuadrën nga Obliqi, KEK-u.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet të shtunën, por për shkak të reshjeve të borës, u anulua, raporton Zëri.

Me fillim nga ora, 12:30, në fushën sintetike në Skënderaj, të dyja skuadrat do t'i provojnë forcat.

Ndryshe, në këtë afat kalimtar, si Drenica, ashtu edhe KEK-u janë përforcuar mjaft mirë./Zëri/